Vdes pacienti që po transferohej nga Gjilani për në QKUK
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë në hyrje të Gjilanit, saktësisht në fshatin Bresalc.
Një autoambulancë që po transferonte një pacient nga Spitali i Gjilanit drejtë QKUK-së përfundoi e rrotulluar.
Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë pacienti i cili po transferohej për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rastin e ka konfirmua zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Me datën 29.91.2020 rreth orës 23:00 jemi informuar nga QKUK-ja e Prishtinës se pasagjeri që ishte transferuar në QKUK-Prishtinë për trajtim mjekësorë nga lëndimet e marrura në aksidentin e komunikacionit ka ndërruar jetë”, tha Hashani./FaktePlus
Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan-Prishtinë, rrotullohet ambulanca