Vdes një person nga Covid-19 në Klinikën Infektive
Mbrëmjen e sontme ka vdekur një pacient i infektuar me koronavirus ka vdekur në Klinikën Infektive.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një komunikate për media,.
Pacienti është me origjinë nga Vushtrria, 71-vjeçari përveç infektimit me koronavirus kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Ky është njoftimi i plotë i MSh:
Klinika Infekive e Qendrës Klinike Universitare të Kosoves njofton se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur në këtë klinikë një pacient nga Vushtria.
Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.