Vdes një person në QKUK, familja njoftohen pas vdekjes se ka qenë i prekur me COVID-19
Një person nga Komuna e Malishevës ka vdekur në QKUK. Ai ishte i shtrirë paraprakisht në repartin e neurologjisë.
Pasi ka ndërruar jetë, sipas familjarëve në fletë lëshimin e spitalit thuhet se ka qenë i prekur me COVID-19, përderisa i njëjti më herët nuk ka qenë i evidentuar në listën e të prekurve, madje as familja e tij nuk ka qenë e njoftuar deri pas vdekjes, ka njoftuar Komuna e Malishevës.
“Organet komunale janë njoftuar për rastin, pasi i është kërkuar mbikëqyrja e varrimit, nga ana e inspektorëve komunal, e po ashtu edhe familjarët kanë sqaruar se për këtë janë njoftuar vetëm pas vdekjes së familjarit të tyre, i cili ka qenë i shtrirë në neurologji dhe jo në klinikë infektive”, ka bërë të ditur komuna.
Personi i vdekur, me inicialet S.T. është i lindur më 1953 nga fshati Banjë i Komunës së Malishevës.