Vdes një këmbësore në Prizren, u godit nga një makinë në lëvizje

Një aksident me fatalitet është raportuar të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit.
Nga ky aksident pa shenja jete ka mbetur një këmbësore e lindur në vitin 1961.
“Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pompës së karburanteve “SHELL”. Viktima me autoambulancë ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete”,thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjell për autopsi ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme.