Vdes një foshnjë në QKUK, rasti hetohet si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”
Një person ka raportuar në polici se pasi e ka dërguar bashkëshorten e tij për në repartin e gjinekologjisë në QKUK e ka kuptuar se foshnja ka vdekur.
Policia e ka cilësuar rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, ndërsa bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
“QKUK, 30.11.2023-14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë.