Vdes një femër në Istog, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth një vdekje të një femre.
Një femër vdiq të dielën, e njëjta është dërguar pa shenja jete në QKMF të Istogut.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, në cilësi të dëshmitarëve kanë intervistuar disa nga familjarët e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.