Vdes në moshën 99 vjeçare gjyshja e Barack Obamës
Gjyshja e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, Sarah Obama, ka vdekur në një spital në Kenia në moshën 99 vjeçare.
E thirrur me dashuri Granny Sarah nga ish-presidenti, zonja Obama mbrojti nipin e saj gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2008, kur u tha për të se ishte mysliman dhe nuk kishte lindur në SHBA.
Shtëpia e saj u bë një atraksion turistik kur ai u zgjodh si presidenti i parë me ngjyrë I Amerikës.
Sarah Obama ishte gruaja e tretë dhe e re e gjyshit të Barack Obamës.
Ajo vdiq herët të hënën në një spital në qytetin perëndimor të Kisumus, tha vajza e saj Marsat Onyango për gazetën Daily Nation të Kenisë.
Një zëdhënës i familjes tha se zonja Obama ishte sëmurë për një javë, por nuk kishte COVID-19.
Ajo do të varroset më vonë të hënën.