Vdes në burg i dënuari për vrasjen e 13 grave
Një i burgosur në Yorkshire të Anglisë, ka vdekur në moshën 74-vjeçar si pasojë e koronavirusit. Mediat e huaja shkruajnë se personi është Peter Sutcliffe, i cili ishte arrestuar dhe dënuar për vrasjen e 13 gra, në vitet e 70-ta dhe 80-ta.
Dailymail shkruan se Sutcliffe kishte probleme me mushkëri dhe nuk kishte pranuar të merrte trajtim për COVID-19. Ai u gjend i vdekur rreth orës 1:10, pa ndonjë person afër shtratit.