Vdes krijuesi i Spider-Man
Shkrimtari, redaktori dhe botuesi i “Marvel Comics”, Stan Lee, ka vdekur të hënën. Ai ishte 95-vjeçar.
Lee, i cili ka hyrë në biznesin e stripave në vitin 1939, dhe ka krijuar apo ka bashkëkrijuar personazhet si Black Panther, Spider-Man, X-Men, The Mighty Thor, Iron Man, The Fantastic Four, The Incredible Hulk, Daredevil, Ant-Man dhe të tjerë – ka vdekur në mëngjesin e së hënës, në një spital në Los-Anxhelos.
Lajmin e ka bërë të ditur The Hollywood Reporter, duke u thirrur në burimet e veta, shkruan Express.
Lee ka arritur ta bëjë kompaninë Marvel nga një shtëpi të vogël botuese në prodhuesin numër 1 në botë të stripave – dhe më pas edhe gjigant të multimedias.