Vdes ish-ushtari i UÇK-së
Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe veprimtari i shquar politik i çështjes kombëtare, Xhavit Hoti.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari I PDK-së, Kadri Veseli, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Veseli, ka shkruar se Kosova humbi një luftëtar të përjetshëm të saj, përcjell FaktePlus.
Postimi i plotë:
Me dhimbje mora lajmin e vdekjes së ushtarit të UÇK-së, veprimtarit të shquar politik dhe të çështjes kombëtare, Xhavit Hoti.
Kosova humbi një luftëtar të përjetshëm të saj. Një njeri që kurrë nuk u ndal së punuari për lirinë e pavarësinë.
Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve!/FaktePlus