Vdes i prekuri me koronavirus nga veriu i Mitrovicës
Ka ndërruar jetë pacienti që ishte identifikuar si i prekur nga koronavirusi në Veri të Mitrovicë dhe i cili ishte transferuar në Nish të Serbisë dy ditë më parë.
Viktima e parë e koronavirusit nga veriu i Mitrovicës është mashkull i nacionalitetit serb i lindur më 1973, nga një fshat afër Bruces.
Pacienti ka humbur jetë mbrëmë vonë në Spitalin e Nishit, pasi thuhet se kishte disa komplikime të rënda për shkak se vuante edhe nga sëmundje tjera.