Vdes gjykatësja e Gjykatës Supreme në SHBA, ikona për të drejtat e grave
Gjykatësja e Gjykatës Supreme të SHBA-së, Ruth Bader Ginsburg, ka vdekur në moshën 87-vjeç, pas një sëmundjeje të gjatë me kancer, të premten.
Ajo vlerësohej ikonë e të drejtave të grave, e cila u bë edhe gruaja e dytë në histori që zuri vend në Gjykatën e Lartë, për 27 vjet.
Ishte feministë e shquar dhe u bë figurë e liberalëve të SHBA-së.
Vdekja e saj para zgjedhjeve amerikane, pritet të fusë në tensione nëse presidenti Donald Trump do të nominojë zëvendësimin e saj, ose nëse vendi i saj do të mbetet i zbrazët deri pas zgjedhjeve.
Trump e ka quajtur Ginsburgun një “grua të mrekullueshme” dhe nuk ka përmendur zëvendësimin e saj, transmeton KOHA.
Ndërsa, kundërshtari i Trumpit, Biden, ka thënë se fituesi i nëntorit duhet të zgjedhë zëvendësuesin e Ginsburgut.