Vdes edhe një person i prekur me COVID-19
Ka vdekur edhe një person i prekur me Covid-19, në Pejë.
Lajmin e bëri të ditur Spitali i Përgjithshëm në Pejë, përmes një njoftimi.
Viktima 67-vjeçar kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Njoftimi i plotë:
Sot më 19.07.2020 Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 78 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 61 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve.
Fatëkeqësisht një pacient 67 vjeçar i shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur. Spitali I Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime për familjarët.
Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.