Vdes edhe një mjek kosovar nga COVID-19
Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë edhe një mjek si pasojë e COVID-19.
Oda bëri të të ditur se bëhet fjalë për mjekun Kujtim Zarari, i cili ka vdekur në moshën 51-vjeçare.
Zarari ishte anëtar i Kuvendit të Odës së Mjekëve.
Deri më tani kanë vdekur pesë mjekë në Kosovë, si pasojë e infektimit me koronavirusit.