Vdes duke pritur autobusin
Një personi nga komuna e Pejës i është keqësuar gjendja shëndetësore deri sa ishte duke pritur autobusin.
Policia e Kosovë njofton se është në hetim të kësaj vdekje, e cila ndodhi dje në orët e mëngjesit në lagjen “Dardania” të Pejës.
“Viktima shqiptar, gjersa ishte duke pritur në një stacion të autobusëve, i ishte keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në spital, nga mjeku është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./FaktePlus