Vdes boksieri amerikan pas lëndimeve në një meç
Boksieri amerikan Patrick Day ka vdekur 4 ditë pas lëndimeve në tru që i pësoi në meçin ndaj Charles Conwell.
Day ishte dërguar me urgjencë në spital pas lëndimeve që i pësoi në rundin e 10.
Pasi që u operua në tru, ai ishte në gjendje tmerësisht të keqe derisa vdiq orët e vona të mbrëmshme, shkruan SkySports, përcjell FaktePlus.
Ngushëllime për vdekjen e tij kanë ardhur nga i gjithë komuniteti sportiv./FaktePlus