Vdes biznesmeni i njohur kosovar
Një lajm tejet i hidhur vjen për familjen Mikullovci nga Vushtrria, ku siç njoftohet sot ka vdekur afaristi i njohur dhe njëri nga themeluesit e ndërmarrjes së njohur nga Vushtrria “Emona Center”.
Agroni ishte njëri nga themeluesit e brendit të njohur të marketeve “Emona”, i njohur dhe afirmuar si në qytetin e Vushtrrisë e po ashtu edhe jashtë tij.
Biznesi që e udhëhoqi Agroni punëson me qindra të rinj e të reja si në Vushtrri e po ashtu edhe jashtë saj, falë kontributit të tij të kamotshëm.
Familja Mikullovci është një familje e njohur tregate në qytetin e Vushtrrisë, Agroni si pjesëtar i saj ishte ndër më të shquarit në këtë fushë.