Vdes bashkëshortja e Dritëro Agollit
Është ndarë nga jeta sot në moshën 76- vjeçare bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë, Dritëro Agollit, Sadije Agolli.
Mësohet se gruaja e Dritëroit, Sadije Agolli ka ndërruar jetë sot në spital pasi javën e shkuar kishte pësuar hemorragji cerebrale.
Sadija ka ndërruar jetë dy vite pas vdekjes së bashkëshortit të saj, njeriut të letrave dhe kulturës shqiptare, i cili frymëzoi dhe shërbeu si model për shumë shqiptarë.
Letrat e dashurisë të shkëmbyera mes Sadije Agollit dhe Dritëroit kanë ngjallur gjithmonë interes të lartë duke shërbyer si histori frymëzimi e sakrifice, ndërsa kanë dhënë shembullin model se si dashuria forcohet edhe më shumë pavarësisht viteve që kalojnë.