Vdes amerikani që fluturoi me raketën që e ndërtoi vetë
Një amerikan 64-vjeçar ka vdekur pasi u aksidentua gjatë përpjekjes për të fluturuar me një raketë që e kishte ndërtuar vetë. Aksidenti ndodhi në shkretëtirën e Kalifornisë.
Burri i quajtur Mike Hughes u aksidentua me raketën e tij me avull disa sekonda pas ngritjes në qiell.
Hughes ishte bërë i famshëm për shkak se besonte që Toka nuk është e rrumbullakët, por e rrafshët.
Me ndihmën e partnerit të tij, Waldo Stakes, ai synonte që të fluturonte në një lartësi prej 1525 metrash nga sipërfaqja e Tokës.
Policia lokale njoftoi se ky person u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes pas përplasjes së raketës në shkretëtirë.
Ndërtimi i kësaj rakete këtij burri dhe mikut të tij u kushtoi rreth 18 mijë dollarë, shkruan “BBC”.
Në mars të vitit të kaluar, ai ishte ngritur në një lartësi prej 570 metrave në qiell, por ishte lënduar në shpinë gjatë lëshimit.
Në vitin 2002, ky burrë e kishte shënuar rekordin botëror për kërcimin më të gjatë në ajër me veturë – mbi 31 metra.