Vdes aktori dhe aktivisti i njohur kosovar
Aktori dhe producenti i njohur nga Kosova, Selatin Ademi ka ndërruar jetë sot.
Selatini ishte i njohur për filmat të cilët kishte luajtur si: Cheaters (2008) dhe Dhurata e Zotit (2011).
Nëpër rrjetet sociale miqtë dhe familjarët e tij kanë shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të aktorit.
Padyshim se vdekja e aktorit do të lë zbrazëti në kinematografinë kosovare. Njëherit Ademi njihet edhe si Aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur edhe përmes një njoftimi të lëshuar për media nga kjo parti politike.
“Ju njoftojmë se sot, pas një sëmundje të rëndë, ka ndrruar jetë bashkëveprimtari ynë, Selatin Ademi.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 26.01.2020, në orën 14 e 30, në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Kryesia e Degës së Dytë të LDK-së, të gjitha strukturat e saj, shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Ademi dhe gjithë miqve të Selit, një aktivistit të devotshëm e të sinqertë të Degës së Dytë të LDK-së”, thuhet në njoftim.