Vdes aktivisti i njohur i Vetëvendosjes
Aktivisti i Vetëvendosjes, Hysni Hyseni – Doda ka ndërruar jetë.
Kjo pas një sëmundje të shkrutër me të cilën përballej aktivisti nga Prizreni. Aktivistin e kanë kujtuar edhe anëtarët e aktivistët tjerë të Vetëvendosjes.
Valdrin Ahmeti, sekretar i qendrës së Prishtinës, i ka shprehur ngushëllime familjes, lëvizjes e krejt atyre që e kanë njohur.
“Paska nderruar jete Hysni Hyseni – Doda. I plagosur me 10 Shkurt 2007, nuk u ndal asnjehere se kontribuari per vendin tone. U prehte ne paqe shpirti i tij. Ngushellime familjes, Levizjes, Prizrenit e gjithe atyre qe e njohën”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Prizrenti, Mytaher Haskuka i cili vie nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi i tij i plotë:
Hysni Hyseni (Doda)
Na la shumë herët, na la shumë papritur, na la zemërthyer…
Ti ishe vetëmohimi, ti ishe frymëzimi, ti ishe guximi!
I drejtë dhe vazhdove drejtë!
Kurrë nuk u ndale, edhe kur të lënduan dhe të plagosën rëndë, besove dhe veprove!
Ti ishe shembull i babait, burrit, vëllaut, qytetarit, aktivistit, shokut…
Do të kujtojmë gjithmonë bujarinë, guximin, atdhedashurinë … vullnetin për mirësi.
I lehtë qoftë dheu i Kosovës vëlla Hysni,
Zoti të mëshiroftë! — me Hysni Hyseni./FaktePlus