Vdes 71-vjeçari nga Vushtrria i prekur me koronavirus, shkon në 11 numri i viktimave
Ka ndërruar jetë edhe një 71-vjeçar nga Komuna e Vushtrrisë.
Ministria e Shëndetësisë sapo ka njoftuar se ka ndërruar jetë edhe një person i prekur nga koronavirusi, kështu duke e çaur në 11 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për 71-vjeçarin me inicialet F.H., nga Komuna e Vushtrrisë,.
Theksojmë se kjo është vdekja e dytë brenda ditës.
Njoftimi i plotë i MSH-së, pa ndërhyrje:
Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot, më 16 prill 2020, në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacientja F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë.
Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.
Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë.