Vdes 18 vjeçarja derisa ishte duke vjedhur në një hotel
Baylee Wall është gjetur e vdekur në Ohio më 23 tetor, pasi që ishte në arrati për dy ditë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Adoloshentja ishte në kërkim pasi që kishte ndihmuar të dashurin e saj Gary Eubanks, 25 vjeçar për të kryer vjedhje në një hotel në Alabama.
Njerku i Bayle, Steven Tillman kishte thënë se ajo i kishte thënë një shoku të Eubanks se ai ishte i dhunshëm në raport më të, madje edhe i kishte treguar atij një foto ku ajo ishte me buzë të çarë.
Autoritetet janë ende në kërkim të Eubanks i cili është duke u trajtuar si person me interes në vrasjen e Baylee.
Njerka e saj, Angela Ëall ka thënë se faqja e adoloshentës në facebook është sulmuar dhe njerëzit po e gjykojnë atë ende pa u zbardhur shumë detaje.
“Përkundër asaj që ajo ishte vetëm 18 vjeçe ajo është ende vazja jonë”.
Po ashtu është ngritur një fondacion me qëllim mbulimin e shpenzimeve të varrimit të adoloshentes.