Vdekjet pas vaksinës së gripit në Korenë e Jugut rrisin shqetësimet
Pesë vdekje janë raportuar vetëm të mërkurën, por autoritetet nuk e kanë në plan të suspendojnë programin e vaksinimit, pa hetim.
“Ne ende nuk kemi rishikuar nëse duhet ta vazhdojmë vaksinimin apo ta suspendojmë për t’i pritur rezultatet. Ne kemi ardhur në përfundim se vdekjet nuk kanë lidhje direkte me vaksinimin duke përfshirë të dhënat e limituara që i kemi tani dhe detajet e raporteve të vdekjeve”, ka thënë kreu i Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkaq zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se nuk janë gjetur substanca toksike në vaksinën e njëjtë që iu është dhënë personave tjerë.