Vdekje e papritur e aktores së Teatrit Kombëtar të Kosovës
Aktorja e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Fatime Llugiqi, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.
Teatri Kombëtar i Kosovës, ka lajmëruar se nesër në orën 11:00 do të mbahet mbledhje komemorative për të kujtuar jetën dhe veprën e aktores Llugiqi.
“Me rastin e vdekjes së papritur të aktores së Teatrit Kombëtar të Kosovë zonjës Fatime Llugiqi, ftohen kolegët dhe dashamirët e aktores Llugiqi, në mbledhjen komemorative, e cila do të mbahet ditën e enjte me datë 24 janar 2019, në Skenën e Madhe të TKK-së, duke filluar nga ora 11:00”, thuhet në njoftimin e TKK-së. /Fakteplus