Vdekje e dyshimtë në Prizren
Një person ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta të enjten rreth orës 10:15, në Prizren.
Është raportuar se një burrë derisa ka qenë duke drejtuar kamionin është ndaluar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Derisa viktima ka arritur në emergjencën e Prizrenit ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve”, thuhet nga Policia.