Vdekje e dyshimtë në burgun e Pejës, viktimën e kërkonte SHBA-ja
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Qendrën e Paraburgimit në Pejë. Agjencia e Lajmeve FaktePlus mëson se një i burgosur është gjetur pa shenja jete, ndërsa kërkohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe pritej ekstradimi i tij.
I vdekuri është rreth 50 vjeçar dhe ishte duke vuajtur dënimin për kryerjen e një vepre penale kohë më parë.
Dyshimet e para janë që i burgosuri ka bërë vetëvrasje, porse me rastin po merren organet kompetente të cilat do të sqarojnë rrethanat e vdekjes./FaktePlus