Vdekja e Ismail Kadaresë, sot ditë zie në Kosovë
Pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, presidentja Osmani ka vendosur që dita e 3 korrikut (sot) të shpallet ditë zie.
Presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, kishte dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.
Kadare vdiq mëngjesin e të hënës në spital në Tiranë në moshën 88-vjeçare