Vdekja e dytë sot– ndërron jetë edhe reumatologu i njohur Sylejman Rexhepi, ishte i prekur me COVID-19
Edhe një mjek tjetër e ka humbur jetën sot në mëngjes nga Covid-19 në Kosovë.
Jetën e humbi reumatologu Sylejman Rexhepi, i cili ishte i infektuar me koronavirus.
Lajmi është konfirmuar për media nga drejtori i Klinikës së Reumatologjisë, Avni Kryeziu.
Ai ka thënë se sot në mëngjes është njoftuar zyrtarisht nga kolegët e tij të cilët kanë qenë kujdestar në Mjekësinë Sportive, ku i ndjeri po trajtohej për rreth 2 javë në gjendje të rëndë.
“Ka qenë në gjendje të rëndë qe dy javë në intensivë në mjekësinë sportive dhe fatkeqësisht sot në mëngjes më njoftuan kolegët që kanë qenë atjë kujdestar se ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Kryeziu.
Rexhepi është mjeku i dytë që ka humbur jetën nga koronavirusi, pas mjekut familjar në komunën e Vitisë Fadil Zuka. Në Kosovë deri më tani rreth 600 profesionistë shëndetësorë janë të prekur nga virusi, ku prej tyre rreth 200 janë mjekë.