Vdekja e 53 vjeçarit nga Prizreni me Koronavirus, reagon edhe Mytaher Haskuka
Sot ka humbur jetën edhe një 53 vjeçar nga Prizreni si pasoje e virusit COVID-19.
Kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës.
Ky është personi i dytë në këtë qytet që ka humbur jetën nga koronavirusi.
“Sot e mora lajmin e hidhur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për viktimën e radhës nga COVID-19. Ky është personi i dytë nga Prizreni që ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë. Dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë të afërmve! Me shpresë që sa më shpejt dhe me sa më pak viktima ta kalojmë këtë pandemi!”, ka thënë ai.