Vdekja e 39 vjeçares, nisin hetimet për Spitalin e Pejës
Stafi i Spitalit të Pejës po hetohet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, konfirmon Prokuroria
Prokuroria në Pejë ka nisur hetimet ndaj stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Pejës, për veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Prokurorja e rastit e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të stafit të Spitalit Rajonal të Pejës për veprën penale ‘Trajtim i Pandërgjegjshëm Mjekësor’”, ka thënë Nikçi për Kohën.
Gjatë ditës së djeshme është është zhvarrosur trupi i 39-vjeçares, Sevdije Kukleci nga Istogu që ndërroj jetë ditë më parë në Qendrën Klinike Univerisitare të Kosovës.
Trupi i saj është zhvarrosur në prani të familjarëve të saj.
Kjo për shkak që këta të fundit dyshojnë se ajo nuk ishte e prekur nga virusi, dhe për këtë arsye kanë kërkuar që trupi i saj të dërgohet për obduksion.