Vazhdon zakoni: Me veturë zyrtare në deti
Një veturë zyrtare e Kosovës është parë në bregdetin shqiptar gjatë ditës së sotme.
Reporteri ka siguruar fotografi të veturës me targa 06Z të parkuar në Shëngjin, që është një nga vendet më të frekuentuara nga turistët.
Kjo veturë është veturë zyrtare komunale nga Rajoni i Gjilanit.
Deri më tani nuk dihet arsyeja e udhëtimit, ndërsa vizitë zyrtare nuk është paralajmëruar për këtë vend.