Vazhdon rritja e numrit të pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 72 pacientë, 43 prej tyre pozitiv me COVID-19 dhe 29 që e kanë kaluar virusin.
Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 38 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 10 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë ;
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë;
Spitali i Pejës, 8 pacientë;
Spitali i Prizrenit, 6 pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë.