Vazhdon rinumërimi, ja edhe sa vendvotime kanë mbetur
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i 1407 vendvotimeve, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për FaktePlus se vetëm ditën e sotme janë rinumëruar 72 vendvotime.
Ai ka theksuar se deri me tani janë rinumëruar me shumë se 83 për qind e vendvotimeve.
“Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Vetëm sot (e premte) deri në orën 16 janë rinumëruar 72 vendvotime. Pra, deri më tani janë rinumëruar 1 173 (83.37%) nga 1 407 vendvotime”, ka thënë Elezi.
Sipas zyrtarëve të QNR-së, rinumërimit i të gjitha vendvotimeve do të përfundojë të dielën, ku edhe pritet të certifikohet rezultati i zgjedhjeve. /FaktePlus