Vazhdon protesta për Trepçën
23/02/2020, 18:26
Banorët e Shalës së Bajgorës të hënën do të vazhdojnë protestën ndaj keqpërdorimeve në Trepçë.
Ata nesër me fillim nga ora 10:00 do të mblidhen sërish për të kundërshtuar konkursin e fundit.
Lajmin e ka konfirmuar Arsim Musa, nga Këshilli Organizativ i protestës.