Vazhdon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, çfarë vendimi do të merret
Janë bërë dy orë prej që ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetari Isa Mustafa me anëtarët e kryesisë po diskutojnë rreth mundësisë së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Pas mbledhjes pritet të mbahet edhe konferenca për media e kryetarit Mustafa.
Nuk dihet nëse anëtarët e kryesisë kanë marrë vendim përfundimtar rreth koalicionit me VV-në, apo do të takohen sërish për të vendosur./FaktePlus