Vazhdon djegia e pyjeve në Kosovë
Katër raste të djegieve të pyjeve kanë ndodhur vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vende të ndryshme të Kosovës, duke dëmtuar kështu disa hektar pyje.
Sipas Policisë, është raportuar se në fshatin Mramor të Prishtinë, të dyshuar të panjohur i kanë vënë zjarrin pyllit.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore, zjarrfikësit dhe inspektorët komunal sipas ankuesit janë djegur afro 0.50 h mal. Nuk raportohet për të lënduar.
Djegie të pyjeve ka ndodhur edhe në fshatin Ribar i Madh të Lipjanit, ku raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një pjesë e pyllit pronë shoqërore.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve është marrë me shuarjen e zjarrit.
Ndërsa, në fshatin Turjakë të Pejës, është raportuar se nga të dyshuar të panjohur iu ka djegur një pjesë e pyllit.
Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar as të arrestuar.
Kurse, në fshatin Burnik të Ferizajt, në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një pjesë e pyllit pronë shoqërore.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve është marrë me shuarjen e zjarrit.
Gjithashtu ka qenë një rast i djegies së barit dhe shkurreve në Zveçan, ku janë përfshi nga zjarri 1.5 hektar.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.