Vazhdon beteja për Hotelin Grand
I privatizuar në vitin 2006 në një vlerë prej mbi 8 milionë euro, kontratat obligonte blerësin e Hotelit Grand që të bënte investime në vlerë prej mbi 20 milionë euro dhe të punësonte 570 punëtorë.
Por, mosrealizimi i zotimeve nga ana e blerësit thuhet se bëri që kjo ndërmarrja shoqërore të hynte në paqartësi në mes blerësit të Hotelit Grand, Zylqif Berisha pronar i kompanisë NTP ‘Unio Commerce’ dhe AKP-së.
Agjencia Kosovare e Privatizimit në vitin 2012 tërhoqi aksionet në ndërmarrjen e re Grand Hotel dhe ktheu këtë ndërmarrje nën administrimin e vet. Kjo tërheqje e aksioneve nga blerësi i këtij hoteli, Zylqif Berisha po konsiderohet të jetë bërë në mënyrë të padrejtë.