Vazhdon aksioni i policisë edhe tek “Kafetë e Rakisë” në Prishtinë
Policia dhe Inspektorati i Kosovës sonte kanë nisur aksione për të monitoruar zbatimin e masave anti-COVID nga personat fizik dhe juridik të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Ata aksionin janë duke e zhvilluar edhe në Prishtinë tek lokacioni i njohur “Kafetë e Rakisë”.
Në aksionet në kryeqytet është parë që ka marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.