Vazhdojnë punimet me intensitet të lartë për konvertimin e linjave nga 10kV në 20kV në disa lagje të Prishtinës
15/09/2021, 11:34
Krahas këtyre punimeve, do të ketë punime të natyrave të ndryshme, siç janë punimet në Prishtinë për shqyrtimin e mbrojtjeve rele apo edhe në shumë qytete e fshatra të Kosovës, ku KEDS po implementon projekte investive.
Derisa shumicën e punimeve tona nuk mund t’i realizojmë në tension, ne ju ofrojmë mundesi të shumta që ju të informoheni për këto punime, qofshin ato investive apo për siguri të sistemit:
Të gjitha informatat për punime i gjeni në webfaqen e KEDS www.keds-energy.com, që publikohen 24-48 orë para se punimet të ndodhin. Kjo u mundëson konsumatorëve të informohen paraprakisht, në mënyrë që të planifikojnë ditën e tyre.
Mundësi e mirë për t’u njoftuar për punime, është edhe aplikacioni eKesco. Nga ky aplikacion posa të regjistroni njehsorin tuaj, ju do të pranoni automatikisht njoftime sa herë që vendbanimi juaj afektohet nga punimet.
Po ashtu, qasje të lehtë në punime ju mundeson HARTA E PUNIMEVE, ku konsumatori zgjedh qytetin ku jeton dhe menjëherë paraqiten në hartë vendet ku KEDS është i angazhuar me punime.