Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve në dalje të Kosovës, kolona më e gjatë në Merdare
Pas disa javëve qëndrim në Kosovë, mërgimtarë të shumtë janë kthyer në vendet ku edhe jetojnë shumica prej tyre në Evropë.
Por padyshim se pritjet e gjata në pikat kufitare e bëjnë edhe më të mundimshme rrugën e tyre të kthimit.
E kolona vazhdon të ketë edhe në pikat kufitare në dalje të Kosovës.
Për dallim nga ditët e tjera kur pritjet ishin deri në katër apo pesë orë, sonte pritja në Merdare është tri orë.
Kurse tek Dheu i Bardhë pritjet janë më të shkurtra, deri në 30 minuta apo 200 metra.
Duhet përkujtuar që përpos pikave kufitare në dalje të Kosovës, mërgimtarët pritjet më të gjata i patën në Serbi e Hungari.