Vazhdojnë lajmet e këqija për Man Cityn, çka ndodhi kësaj here
Lajmet e këqija nuk kanë të ndalur për Manchester Cityn.
Kampionët e Premierligës janë dënuar nga UEFA me dy vite mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve shkaku i shkeljes së rregulloreve financiare.
Përveç ndalimit për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, City do të paguajë edhe një gjobë prej 30 milionë euro.
Por,e keqja për skuadrën e Pep Guardiolas nuk ndalon me kaq. Mediet angleze raportojnë se Manchester City mund të përballet edhe me një dënim të ri në Premierligë, duke iu zbritur pikët.
Është një rregullore në Premierligë që e detyron këtë ligë të veprojë, shkaku i shkeljeve të rregullave financiare të UEFA-s.
Nuk jepet një numër i saktë i pikëve që mund t’i hiqen Cityt, por diçka e tillë pritët të ndodh.