Vazhdojnë keqpërdorimet me veturat zyrtare edhe në qeverinë Kurti
Keqpërdorimet për të cilat raportohej se do të dënoheshin dhe nuk mund të ndodhin, ato po vazhdojnë të jenë prezente, edhe në qeverinë e re.
Gjatë të dieles që është edhe ditë pushimi për zyrtarët qeveritarë, veturat zyrtare po përdoren për nevoja personale të personave të caktuar.
Siç shihet edhe në fotot që janë dërguar në adresë të FaktePlus një veturë me targat 4Z -214 -03 shihet në Prishtinë tek rrethi në Veterrnik, në orët e pasdites.
Kjo veturë e cila në bazë të targave i përket zyrtarëve të Kuvendit të Kosovës, vetura po përdoret nga zyertarë të kësaj qeverie edhe në ditë pushimi.