Vazhdojnë hajnitë, kësaj radhe vidhet ari
Persona të panjohur i kanë hyrë në shtëpi një banori të fshatit Dragobil të Malishevës dhe i kanë vjedhur stoli ari në një vlerë prej 3200 euro.
“Ankuesi shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur stoli (ari) në vlerë 3200 (tremijë e dyqind) euro”, njofton Policia e Kosovës.
Deri tani policia nuk ka raportuar për ndonjë të arrestuar lidhur me këtë rast./FaktePlus