Vazhdojnë emërimet e reja, ministri Abdixhiku emëron shefin e kabinetit
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka emëruar shefin e kabinetit në Ministri.
Ai është Alban Zogaj, i cili ka të përfunduar magjistraturën në Britani të Madhe e doktoraturën për ekonomi në Itali.
Sipas një njoftimi të vetë ministrit Abdixhiku, shefi i kabinetit është i specializuar në politikat makroekonomike, ekonomiksin e zhvillimit, politikat industriale, financat publike e në menaxhment.
“Ka të publikuara një sërë punimesh ekonomike në revistat më prestigjioze ndërkombëtare. Së fundmi ishte ekonomist kryesor në organizatën prestigjioze amerikane MCC, zyra në Kosovë”, thotë Abdixhiku.
Ai tutje shton se Zogaj si ekspert i ekonomisë, si ligjërues universitar, si menaxhues i jashtëzakonshëm dhe me përvojën e tij 15 vjeçare në projekte brenda e jashtë vendit, do t’i sjellë ekipit të tij koordinimin e energjinë e domosdoshme.
“Vlerat e tij të punës, etika e dija që në vete bartë ai, do të jenë asete për gjithë ekipin tim; për ministrinë, shoqërinë e Republikën”, tha Abdixhiku.
Alban Zogaj është i martuar me Rinën dhe është babë i dy fëmijëve./FaktePlus