Vatikani nuk do t’i bekojë martesat e të njëjtës gjini
“Bekimi i martesave homoseksuale nuk mund të konsiderohet i ligjshëm”, thuhet në deklaratën e kongregacionit për doktrinën e besimit (CDF), duke iu përgjigjur pyetjes së pastorëve dhe besimtarëve.
“Nuk është e ligjshme të japësh bekim për marrëdhëniet, ose partneritetet, madje edhe të qëndrueshme, që përfshijnë veprimtari seksuale jashtë martese, siç është rasti i martesave midis personave të gjinisë së njëjtë”, shtoi Zyra kryesore doktrinore e Vatikanit.
Papa Françesku miratoi gjithashtu publikimin e deklaratës.
Vatikani tha se vendimi nuk përbën diskriminim dhe nuk specifikon një gjykim mbi individët.
Tetorin e kaluar, gjatë komenteve për një dokumentar, Papa miratoi martesat ligjore të së njëjtës gjini sipas ligjit, por jo brenda kishës.
Mësimi katolik nuk i miraton aktet homoseksuale, por thekson dinjitetin dhe respektin për njerëzit homoseksualë.