Vatikani i kërkon shpjegime Instagramit për ‘like-n’ e Papës në foton e modeles braziliane
Vatikani i ka kërkuar shpjegime Instagramit pasi profili zyrtar i Papa Françeskut i ka bërë “like” një fotoje të një modeleje braziliane shumë pak të veshur.
Në 13 nëntor pëlqimi ishte ende i dukshëm, ndërsa në 14 nëntor fotoja u bë “dislike”, sipas Catholic News Agency (CNA).
Duke cituar burime pranë Zyrës së Shtypit të Vatikanit, CNA thotë se hetimi ka nisur për të kuptuar se si është bërë “like” ajo foto.
Rrjetet sociale të Papës menaxhohen nga një grup njerëzish dhe një zëdhënës i Vatikanit tha për “The Guardian” se përjashtohet çdo mundësi që pëlqimi i fotos të ketë ardhur nga vetë Ati i Shenjtë.