Vasfije Krasniqi thirrje qytetarëve: Na lejoni të jetojmë në liri sikurse ju
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka uruar 20 vjetorin e çlirimit. Ajo shkruan se liria ka kushtuar shtrenjtë, por thekson se ndihet krenare.
E këtë përvjetor, Krasniqi-Goodman ka një kërkesë për qytetarët.
Ajo kërkon që viktimat e dhunës seksuale t’i lejojnë të jetojnë në liri.
“Urime 20 vite Liri, Liri kjo që na kushtoi shumë por që ndjehemi krenar që arriti, edhe pse një pjesë e madhe vazhdon të jetojë nën ankthin dhe tmerrin e robërisë familjare dhe shoqërisë, përse duhet të jetojmë një jetë të tillë. Unë ju lutem që të na lejoni të jetojmë në Liri sikurse edhe JU”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kujtojmë se gjatë luftës së fundit në Kosovë, serbët e uniformuar dhe ata paramilitarë kanë dhunuar seksualisht rreth 20 mijë gra në Kosovë.