Varianti i ri i COVID që u zbulua në Afrikën e Jugut, shkenctarët bëjnë thirrje për kufizime udhtimesh
Shkencëtarët kanë bërë thirrje për kufizime të menjëhershme të udhëtimeve pas raportimeve se një variant i ri i Covid-19 po shkakton rritje të rasteve në Afrikën Jugore.
Varianti i cili u identifikua të martën, ngjalli shqetësim se bart një numër jashtëzakonisht të lartë mutacionesh, shkruan The Guardian.
Të dhënat e fundit, të paraqitura nga shkencëtarët e Afrikës së Jugut të enjten, zbuluan se varianti gjithashtu duket të jetë më i transmetueshëm dhe tashmë është përhapur në të gjithë vendin.
Ewan Birney, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Laboratorit Evropian të Biologjisë Molekulare dhe një këshilltar i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, kanë bërë thirrje për vendosjen e kufizimeve urgjente të udhëtimit në jug.
Nga Afrika pasi u vërjet se varianti i ri ka filluar të përhapet thanë se kjo përbën rrezik që pandemia të rifitonte vrullin.