Valon Murati, në garë për deputet me numrin 5
Valon Murati, një djalë urban i Prishtinës i cili qysh në moshën 18 vjeçare filloj punën si aktivist ilegal në radhët e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës-LKCK, dhe qe prej atëherë nuk e ndaloj asnjë moment aktivitetin e tij politik, tani është në garë për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe e ka numrin 5 në këtë listë.
Valon Murati ishte figurë qendrore gjatë luftës çlirimtare në Kosovë ku në mediat ndërkombëtare ishte gjithmonë prezent me uniformën e UÇK së duke raportuar nga fronti i luftës.
“Unë si deputet do të përpiqemi të jemi zëri i juaj, zëri i qeverisjes së mirë, mundësive të barabarta për të gjitha shtresat shoqërore, zhvillimit ekonomik, përparimit të arsimit e kujdesit të shtuar për shëndetësinë, sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit.
Unë dhe kolegët e mi do të jemi zëri edhe i Kosovës Lindore dhe përpjekjes për bashkim me Kosovën si një e drejtë e patjetërsueshme e shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore. Përkushtimi ynë i deritanishëm, qoftë në parlament, qoftë në qeverisje, qoftë në opozitë, janë dëshmia më e mirë se ne do të vazhdojmë të mbrojmë vlerat dhe synimet tona për të cilat jemi të pa kompromis, mbrojtja e interesit publik dhe qeverisja e mirë.
Na priftë e mbara dhe ditë të bukura e pritshin vendin tonë të dashur!” – tha Murati në një postim në faqen e tij të facebook.
Valon Murati ka diplomuar në Ekonomi në Universitetin e Prishtinës, në master për demokraci dhe të Drejta të njeriut nga Universiteti i Bolonjes si dhe është ne proces të doktoratës së shkenca politike. Ai një kohë ishte edhe Ministër i Diasporës në Qeveri të Kosovës, duke qenë edhe një prej ministrave më aktiv qe kishte ndonjëherë Qeveria e vendit tonë.